Hap e-mail me ket Domain: @kch-crew.do.am
Sign up
Check e-mail
Kch-Crew
Ballina | Regjistrohu | Kyqu
Tuesday, 2025-01-28, 3:14 AM
Menu-ja
Identifikohu
Kalendari
«  August 2009  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031
Statistikat
Partnerët
  • Varez-DL.org
  • Zmozgaming.net
  • Main » 2009 » August » 19


    Grupacioni FIAT me krenari ka njoftuar se fabrika në Poloni ka prodhuar Fiat Panda-n e 1.500.000-të, që është rekord i kompanisë italiane.Numri rekord i Fiat Panda me motor 1.3 Multijet dhe me eksterier të veçantë “emotion” i është dorëzuar një klienti të veçantë italian.

    Në përgjithësi, prodhimi i këtij modeli të Fiatit daton që nga viti 2003, me ç’rast me kalimin e viteve ka fituar disa çmime duke përfshirë edhe çmimin për automjetin e vitit në Evropë, në vitin 2004.

    Për suksesin e Panda-s polake flet edhe fakti se 93.3% e automjeteve janë porositur në 74 vende të ndryshme.

    Për të përkujtuar, në ofertën e Panda-s janë tre tipa motorësh benzinë (1.1 me 54 KF, 1.2 me 60 KF dhe 1.4 me 100 KF) dhe një motor me naftë (1.3 Multijet me 70 KF).
    Views: 461 | Added by: Dorannti | Date: 2009-08-19




    Një tjetër premierë interesante në Frankfurt do të jetë prezantimi i modelit të ri të KIA cee’d.

    Modeli për vitin 2010 vjen pas vetëm tre vitesh pranie në treg, kështu që fillimisht do të ofrohet me dy eksterierë- kombi limuzinë me pesë dyer dhe si karavan.

    Forma e pjesës së përparme të automjetit- maska, është e re. Megjithatë, përveç dukjes së jashtme janë ndryshuar edhe disa elemente në motor, me ç’rast shpenzimi dhe emetimi i dëmshëm i gazrave janë për 5% më të ulët.

    Kjo është arritur me anë të vendosjes së sistemit Start-Stop, ISG (Idle Stop & Go), i cili për motorët benzinë 1.4 dhe 1.6 litërsh, si edhe për motorin me naftë 1.6 litërsh, janë në dispozicion me pagesë shtesë.
    Views: 461 | Added by: Dorannti | Date: 2009-08-19


    Ekrani i ri plazma i kompanisë Panasonic sjell me vete një diagonale të madhe, rezolucion të plotë me definicion të lartë dhe shtojca për reklama.

    Ekrani shfaqë rezolucion të plotë HD (1.920 x 1.080 piksela) me nivel të kontrastit prej 40.000 : 1, derisa për kualitetin e fotografisë dhe ngjyrave përkujdeset teknologjia NeoPDP.

    Përveç kësaj, ky ekran posedon edhe lidhjen për LAN e cila shërben për kontrollimin dhe udhëheqjen nga largësia, që mund të jetë e dobishme nëse plazma përdoret për qëllime reklamuese apo kombinon më shumë ekrane në një.

    Plazma është me trashësi më të vogël se 10 centimetra dhe peshë nën 130 kilogramë, derisa në shitje del në vjeshtë për çmim tani për tani të panjohur.
    Views: 424 | Added by: Dorannti | Date: 2009-08-19

    Kërko
    Tema e Sondazhit
    Si ju duket Kch-Crew?
    Total i Përgjigjiev: 42
    Chat
    500
    Copyright © 2025
    Create a free website with uCoz