Hap e-mail me ket Domain: @kch-crew.do.am
Sign up
Check e-mail
Kch-Crew
Ballina | Regjistrohu | Kyqu
Thursday, 2024-11-21, 12:22 PM
Menu-ja
Identifikohu
Kalendari
«  August 2009  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031
Statistikat
Partnerët
  • Varez-DL.org
  • Zmozgaming.net
  • Main » 2009 » August » 24
    Hulumtimi më i ri ka dëshmuar se nga numri i përgjithshëm i celularëve të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se një e katërta kanë qenë telefona të mençur – smartphones.



    Sipas hulumtimit të kompanisë NPD Group, në SHBA gjatë tremujorit pranveror nga të gjithë celularët e shitur 28% e tyre kanë qenë “të mençur”. Shitjet e këtyre telefonave, krahasuar me një vit më herët, janë rritur madje për 47%.

    Gjithashtu, është i dukshëm edhe ndikimi i këtyre telefonave në tregun e përgjithshëm mobil në SHBA. Kështu, nga të gjithë celularët e shitur 26 për qind kanë pasur ekrane të ndjeshme në prekje, derisa përdorimi i qasjes Wi-Fi në internet është trefishuar krahasuar me një vit më herët.

    Pritet që me rënien e mëtutjeshme të çmimeve të telefonave të mençur popullariteti i tyre vetëm sa do të rritet edhe më shumë, porosisin nga kompania NPD.
    Views: 515 | Added by: Dorannti | Date: 2009-08-23

    Në specifikat zyrtare të iPhone 3GS shkruan se kjo pajisje është në gjendje të shfaq video materiale të rezolucionit deri në 640 x 480 piksela. Mirëpo, me disa probleme të vogla, djelmoshat nga një forum kinez kanë arritur të dëshmojnë se edhe video materialet me definicion të lartë (HD) mund të punojnë bukur mirë në të.



    E dimë se iPhone 3GS ka procesor më të shpejtë sesa paraardhësi i tij, mirëpo deri më tani nuk e kemi ditur se pajisja e re e kompanisë Apple është në gjendje të shfaq video HD (me rezolucion prej 1920 x 1080 piksela). Falë aplikacionit pa pagesë me emrin FileAid është e mundur të anashkalohen ndalesat e Apple dhe të shihen video materiale në këtë rezolucion.

    Portali teknologjik Engadget ka testuar disa video incizime e edhe pse disa prej tyre ngrihen, e tjerat shkaktojnë rrëzimin e sistemit të pajisjes, megjithatë kanë dëshmuar se HD video në ... Read more »
    Views: 438 | Added by: Dorannti | Date: 2009-08-23

    Operatori britanik i telefonisë mobile “Orange” ka paralajmëruar datën e saktë të fillimit të shitjes së celularit-orë GD910 të kompanisë LG.



    Celulari i LG-së i vendosur në shtëpizën e orës së dorës GD910 del në shitje në Britani të Madhe qysh prej muajit të ardhshëm. Operatori i vetëm telefonik i cili tani për tani e ofron atë është “Orange” dhe atë për 500 funte, që i bie diç më pak se 600 euro.

    Është interesante se bëhet fjalë për një pajisje “të dekoduar” e cila mund të përdoret në çfarëdo rrjeti.

    Ndryshe, bëhet fjalë për një pajisje me ekran 1.4 inçësh të ndjeshëm në prekje, me mbështetje për teknologjinë e gjeneratës së tretë (3G), Bluetooth, video-kamerë, MP3 player dhe një varg shtojcash tjera të rëndomta për këtë lloj pajisjesh.
    Views: 455 | Added by: Dorannti | Date: 2009-08-23

    Kërko
    Tema e Sondazhit
    Si ju duket Kch-Crew?
    Total i Përgjigjiev: 42
    Chat
    500
    Copyright © 2024
    Create a free website with uCoz