Ekrani i ri plazma i kompanisë Panasonic sjell me vete një diagonale
të madhe, rezolucion të plotë me definicion të lartë dhe shtojca për
reklama.
Ekrani shfaqë rezolucion të plotë HD (1.920 x 1.080 piksela) me nivel
të kontrastit prej 40.000 : 1, derisa për kualitetin e fotografisë dhe
ngjyrave përkujdeset teknologjia NeoPDP.
Përveç kësaj, ky ekran posedon edhe lidhjen për LAN e cila shërben për
kontrollimin dhe udhëheqjen nga largësia, që mund të jetë e dobishme
nëse plazma përdoret për qëllime reklamuese apo kombinon më shumë
ekrane në një.
Plazma është me trashësi më të vogël se 10 centimetra dhe peshë nën 130
kilogramë, derisa në shitje del në vjeshtë për çmim tani për tani të
panjohur.