Main » 2009»August»19 » Prodhohet ekzemplari i 1.500.000-të i Fiat Panda
Prodhohet ekzemplari i 1.500.000-të i Fiat Panda
2:50 PM
Grupacioni FIAT me krenari ka njoftuar se fabrika në Poloni ka
prodhuar Fiat Panda-n e 1.500.000-të, që është rekord i kompanisë
italiane.Numri rekord i Fiat Panda me motor 1.3 Multijet dhe me
eksterier të veçantë “emotion” i është dorëzuar një klienti të veçantë
italian.
Në përgjithësi, prodhimi i këtij modeli të Fiatit daton që nga viti
2003, me ç’rast me kalimin e viteve ka fituar disa çmime duke përfshirë
edhe çmimin për automjetin e vitit në Evropë, në vitin 2004.
Për suksesin e Panda-s polake flet edhe fakti se 93.3% e automjeteve janë porositur në 74 vende të ndryshme.
Për të përkujtuar, në ofertën e Panda-s janë tre tipa motorësh benzinë
(1.1 me 54 KF, 1.2 me 60 KF dhe 1.4 me 100 KF) dhe një motor me naftë
(1.3 Multijet me 70 KF).