Në specifikat zyrtare të iPhone 3GS shkruan se kjo pajisje është në
gjendje të shfaq video materiale të rezolucionit deri në 640 x 480
piksela. Mirëpo, me disa probleme të vogla, djelmoshat nga një forum
kinez kanë arritur të dëshmojnë se edhe video materialet me definicion
të lartë (HD) mund të punojnë bukur mirë në të.
E dimë se iPhone 3GS ka procesor më të shpejtë sesa paraardhësi
i tij, mirëpo deri më tani nuk e kemi ditur se pajisja e re e kompanisë
Apple është në gjendje të shfaq video HD (me rezolucion prej 1920 x
1080 piksela). Falë aplikacionit pa pagesë me emrin FileAid është e
mundur të anashkalohen ndalesat e Apple dhe të shihen video materiale
në këtë rezolucion.
Portali teknologjik Engadget ka testuar disa video incizime e edhe pse
disa prej tyre ngrihen, e tjerat shkaktojnë rrëzimin e sistemit të
pajisjes, megjithatë kanë dëshmuar se HD video në fakt shihet në iPhone
3GS.
Tani na mbetet të shpresojmë se në Apple do të largojnë ndalesat dhe do
të lejojnë shikimin e videove HD pa pasur nevojë të përdoren metoda
tjera anash.